Kjo është java më e vështirë e karrierës politike të kreut të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Ramës. Ai ka humbur mbështetjen e aleatëve të tij në Qeveri, kurse përpjekja për të mbetur në pushtet përmes partive të vogla dhe kontrabandimit të deputetëve – duket se ka rezultuar e pasuksesshme.
“Të enjtën është paraparë të miratohet Reforma e Drejtësisë, por Qeveria nuk i ka votat për ta bërë këtë. Rama ka dështuar të gjejë konsensusin me partneret dhe opozitarët”, tha një burim i Gazetës Express.
Raportet me partnerin në Qeveri, LSI’në e Ilir Metës u përkeqësuan dukshëm ditëve të fundit. Një prej arsyeve thuhet të jetë kërkesa e Metës për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahirit.
“Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Opozita me ngulm, por Edi Rama e ka refuzuar atë”.
Sipas të njëjtave burime, Edi Rama është në gjendje vetë ta rrëzojë Qeverinë e tij, por nuk i ka votat për ta bërë këtë.
“Rama do ta rrëzonte vetë Qeverinë përmes një mocioni votëbesimi, por s’i ka votat”.
Në këtë situatë, Rama do të detyrohet të pranojë kushtet e Ilir Metës dhe Lulzim Bashkës për të shkuar në zgjedhje pas krijimit të një Qeverie Teknike. Kjo qeveri, sipas burime të Gazetës Express, duhet ta miratojë reformën elektorale para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ndryshe, ne keto caste eshte duke u zhvilluar nje takim mes Rames, Metes dhe Bashes; takim ky vendimtar per fatin e reformes ne drejtesi dhe vete qeverise aktuale.
.