27,11,2025

Shqipëria feston ditëlindjen e profetit Muhamed

Must Read

Siç thuhet në komunikatë, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, duke folur për personalitetin që la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e historisë njerëzore, u shpreh se mesazhi që solli Profeti është mesazhi i jetës, i dashurisë dhe i mëshirës.

“Të gjithë profetët u kanë folur popujve të ndryshëm, ndërsa Muhamedi erdhi si mëshirë për të gjitha botërat. Mesazhi që solli Profeti është mesazhi i jetës, i dashurisë dhe i mëshirës. Profeti Muhamed a.s. na mësoi se qëllimi i Islamit është promovimi i paqes, i mirëkuptimit, i drejtësisë, i sigurisë dhe garantimit të dinjitetit njerëzor, duke respektuar në thelb diversitetin njerëzor”, tha Bruçaj.

Ndërsa Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet, vlerësoi figurën e Profetit Muhamed, teksa theksoi se njerëzimi nuk mund të bënte pa të dhe pa mesazhet e tij.

Gjithashtu Kryeministri Rama, vlerësoi rolin dhe kontributin e Komunitetit Mysliman në këto vite.

“Unë e përshëndes dhe si kryeministër, jam krenar për Komunitetin Mysliman shqiptar, një komunitet që në çdo moment ka luajtur një rol emancipues dhe paqëtues për kombin tonë. Një komunitet i cili sot e mbështet plotësisht projektin tonë të ri për ta kthyer shkollën publike në një hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat por edhe për fenë. /kp

The post Shqipëria feston ditëlindjen e profetit Muhamed appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img