27,11,2024

Shqipëria e angazhuar në misionin e NATO-s

Must Read

Ministrja Kodheli shoqërohej në këtë takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura  gjeneralmajor Jeronim Bazo.

Kodheli e njohu zyrtarin e lartë amerikan me zhvillimet dhe angazhimet e fundit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ajo rikonfirmoi angazhimin e vendit tonë në Task- Forcën e Gatishmërisë Shumë të Lartë, (Very High Readiness Joint Task Force, VJTF) me një kompani këmbësorie përtej vitit 2018.

Në këtë kuadër ministrja Kodheli e njohu Carpenter me stërvitjet e përbashkëta në të cilat Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë marrë pjesë kohët e fundit.

Një tjetër temë e takimit ishte edhe angazhimi i Shqipërisë në misionin e NATO-s Resolute Support, për të cilin ministrja Kodheli shprehu vendosmërinë e vendit tonë për vijimin e këtij kontributi, madje duke e dyfishuar pjesëmarrjen në këtë mision.

Kontingjenti shtesë i paqeruajtësve shqiptarë në Afganistan pritet të shërbejë në Herat nën komandën e Forcave të Armatosura italiane.

Gjithashtu, Kodheli e njohu Carpenter për pjesëmarrjen e Shqipërisë me një anije në operacionin e NATO-s në Detin Egje, në mbështetje të Frontex, agjencisë së BE për ruajtjen e kufijve.

Të dy personalitetet diskutuan për situatën e sigurisë në Siri dhe Irak dhe përpjekjet që koalicioni ndërkombëtar, ku bën pjesë edhe vendi ynë, po bën kundër ISIS-it.

Situata në rajon, ishte një tjetër pikë e diskutimeve. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan iniciativat e përbashkëta të vendeve të Ballkanin Perëndimor.

Ministrja Kodheli theksoi se Shqipëria ishte një nga vendet e para që ratifikoi në Kuvend Protokollin e Pranimit të Malit të Zi në NATO, duke treguar kështu frymën e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe duke mbështetur politikën e dyerve të hapura të Aleancës.

Kodheli e njohu zyrtarin e lartë amerikan me hapat e mëtejshëm që Shqipëria po ndërmerr për ngritjen e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, si dhe vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak (ODC) në Tiranë që nëpërmjet projekteve të shumta, ndihmon në trajnimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Vizita e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Mbrojtje Michael Carpenter vjen menjëherë pas mbylljes së punimeve të Samitit të NATO-s në Varshavë dhe në kuadër të vizitës që ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland po zhvillon në Tiranë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img