Ndeshja miqësore mes Kombëtares shqiptare dhe Katarit do të luhet në “Hartberg Stadion” të Austrisë
Miqësorja mes Shqipërisë dhe Katarit, e programuar më 29 maj në orën 17:30, do të zhvillohet në “Hartberg Stadion” të Austrisë, në qytetin me të njëjtin emër. Besono ose jo, ky stadium ka kapacitet vetëm prej 4500 ulëseve
Organizatori i kësaj ndeshjeje, IFCS, ka dhënë edhe detaje mbi mënyrën e shitjes së biletave për tifozët e të dy skuadrave, të cilat do të dalin në treg në 22 maj 2016.
Biletat janë specifike për këtë impiant të vogël dhe janë dy llojesh: bileta në vende të ulura që kushtojnë 25 euro dhe bileta për ta ndjekur ndeshjen në këmbë që kushtojnë 15 euro dhe u përket zonave pas portave.
Ky stadium është shtëpia e skuadrës “TSV Hartberg”, skuadër e cila luan në ligën e dytë austriake.