21,12,2024

Shqipëri, ja kush do të negociojë sonte dhe çfarë do të ndodhë nesër

Must Read

Burime për Syri.net bëjnë me dije se Lulzim Basha ka qenë ai që ka propozuar edhe njëherë si të vetmen rrugë angazhimin e ekspertëve për të përafruar qëndrimet e palëve jo si produkt i një pazari politik por si një arsyetim ligjor brenda segmentit Propozimi Hibrid dhe Rekomandimet e Venecias. Meta dhe Rama kanë rënë rakord dhe kshu do të bëhet.

Nga moment në moment, Oerd Bylykbashi i PD-së, Ylli Manjani i LSI-së dhe Ëngjëll Agaçi për llogari të Edi Ramës do të ulen dhe duket filluar që sot e deri nesër do të përgatisin draftin konsensual i cili nesër më pas do ti paraqitet ndërkombëtarëve për të dhënë miratimin e tyre dhe në këtë pikë ajo që mbetet do të jetë vetëm votimi i Reformës në Drejtësi në Kuvend.

Burime për Syri.net bënë me dije se me këto ritme Shqipëria të Enjten me shumë gjasë do të ketë një sistem të ri drejtësie dhe se thuajse në pikëne fundit, qartësisht si një vullnet i vetër krerëve politik sesa si një detyrim i faktorit ndërkombëtar, konsensusi historik mund të quhet i arritur.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img