24,12,2024

Shpiket pajisja. Valët Wi-Fi konvertohen në elektricitet

Must Read
Një grup shkencëtarësh e kanë ndërtuar një makinë që i shndërron valët e rrjetit “Wi-Fi” në energji elektrike, duke mundësuar mbushjen e pajisjeve të ndryshme pa pasur nevojë për bateri.

Me krijimin e pajisjeve “Airpod”, shpikjen e mbushjes pa tela dhe dhënies së komandës verbale, dëshira jonë për të qëndruar gjithmonë të lidhur në internet po bëhet gjithnjë më e madhe. Duke e marrë parasysh këtë, ishte thjesht çështje kohe që të zbulohet edhe një teknologji e re, kësaj radhe një mënyrë për t’i mbajtur të ndezura pajisjet elektrike pa pasur nevojë për shfrytëzimin e një baterie.

Kjo makinë është krijuar nga një ekip shkencëtarësh në Institutin e Masaqusetsit për Teknologji. Ajo është pajisje e vogël dydimensionale, e cila qëndron e ndezur vetëm përmes valëve të rrjetit “Wi-Fi” që kalojnë nëpër të. Kjo pajisje e ka një antenë që i tërheq këto valë dhe që i shndërron në energji elektrike përmes një gjysmëpërçuesi. Si rezultat i këtij zbulimi, valët “Wi-fi” mund të bëhen një burim i madh energjie në të ardhmen.

Profesori Tomas Palacios, i cili është njëri nga autorët e këtij hulumtimi shkencor, tha: “Ne e kemi gjetur një mënyrë të re për t’i mbushur sistemet elektrike në të ardhmen dhe kjo mënyrë është përmes shfrytëzimit të valëve të internetit me qëllim që t’i integrojmë lehtësisht në zona të mëdha dhe ta sjellim inteligjencën tek secili objekt që na rrethon”.

Ekipi i hulumtuesve beson se zbulimi i ri mund të përdoret për mbushjen e shumë pajisjeve elektrike, përfshirë pajisjet mjekësore, të cilat mund të përdoren për t’i informuar mjekët. Bazuar në atë që thonë autorët e këtij studimi, ka mundësi që shumë shpejt t’i zhdukim bateritë nga jeta jonë, shkruan “Unilad”

Sidoqoftë, puna në këtë drejtim është vetëm në fillimet e saj dhe shpresohet që në të ardhmen, të fitojmë në këtë mënyrë një tjetër burim energjie.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img