05,05,2024

Shpërthim në një traget në Francë, evakuohen 77 pasagjerë

Must Read

Një traget u ankorua në një port francez, pasi pasagjerët kanë dëgjuar shpërthime. 77 pasagjerët e tragetit dhe stafi janë evakuuar, pasi ata dëgjuan shpërthime, përpara se të niseshin për udhëtim. Incidenti ka ndodhur në Joliete, në Marsejë, në orën 9.00 në Sardenja.

Franca ka shtuar personelin e policëve dhe të ushtarëve në porte, për shkak të frikës nga sulmet e ISIS-it. Forcat speciale mbërritën në vendin e ngjarjes, pasi është dhënë alarmi se anijet dhe tragetet mund të jenë në rrezik, shkruan “Daily Mail”.

Një skuadër e specializuar, shoqëruar nga qenë nuhatës ka mbërritur gjithashtu në Joliete, për të zbardhur shkaqet e shpërthimeve. Një oficer policie ka thënë për mediat lokale se trageti ku thuhet se kanë ndodhur shpërthime, nuk ka rrjedhje.

Ai tha se ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img