02,07,2025

Shpërthim me tritol në kryeqytet, një 37-vjeçar objektiv i sulmit

Must Read

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 dhe në vendngjarje kanë shkuar efektivat e Policisë të Komisariatit nr 6, ekspertët xheniere dhe grupi hetimor, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se, në tokë, poshtë derës së pasme të pasagjerit është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale të pjesëve plastike të derës së pasme të pasagjerit dhe të shasis të automjeti tip “Audi”, në pronësi të këtij shtetasi.

Nga hetimet paraprake, dyshohet që shkak i kësaj ngjarje të jetë një konflikt i vjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.

The post Shpërthim me tritol në kryeqytet, një 37-vjeçar objektiv i sulmit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img