03,05,2024

Shpërthim eksplozivi në Shkodër, 4 persona në pranga (Foto)

Must Read

Pas një hetimi intensiv të ngjarjes kriminale të vendosjes se një sasie lënde plasëse në banesën e shtetasit “H.L”, në fshatin Pentar, Njësia Administrative Dajc Shkodër, ngjarje e ndodhur sot rreth orës 02:30,  ku nuk janë evidentuar dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale janë vënë në pranga:

  1. Vinçens Doçi, 30 vjeç, banues në Pentar – Shkodër,
  2. Rajmond Kalavaçi, 30 vjeç, banues në Pentar- Shkodër,
  3. Anton Gjuraj, 29 vjeç, banues në Pentar – Shkodër,
  4. David Doçi, 32 vjeç, banues në Pentar – Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e:

  1. E.D, 28 vjeç, banues në Pentar – Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikeve” dhe “Shkatërrim të pronës me eksploziv”.

Personat e arrestuar akuzohen për “Prodhimit dhe shitjes të narkotikeve”,“Trafikim të narkotikeve”,  “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në vijim të veprimeve procedurale e hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është ushtruar kontroll në 7 ambiente banesash të të dyshuarve.

Ku si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme :

  • 334.2 kg, lëndë narkotike të llojit kanabis sativa e vendosur në 17 fuçi plastike e gatshme për tregtim.
  • 2 armë gjahu, nga këto 1 (një) pa leje,
  • një automatik model 56,
  • 1 automjet autoveturë e tipit BMW, me targë DJ 707 VE,
  • 2 aparate celulare.

Është ushtruar kontroll ne zonën Mushan, të Njësisë Administrative Dajç-  Shkodër ku në mbështetje të të dhënave hetimore është konstatuar një parcele me 3000 bimë narkotike kanabis sativa dhe rezultoi se ishte kultivuar nga personat e lartpërmendur.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë hetim. /syri.net

kanabis-e-arme-9 kanabis-e-arme-1 kanabis-e-arme-2 kanabis-e-arme-3-700x394 kanabis-e-arme-4-563x1000 kanabis-e-arme-5 kanabis-e-arme-6 kanabis-e-arme-7 kanabis-e-arme-8

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img