Pas një hetimi intensiv të ngjarjes kriminale të vendosjes se një sasie lënde plasëse në banesën e shtetasit “H.L”, në fshatin Pentar, Njësia Administrative Dajc Shkodër, ngjarje e ndodhur sot rreth orës 02:30, ku nuk janë evidentuar dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale janë vënë në pranga:
- Vinçens Doçi, 30 vjeç, banues në Pentar – Shkodër,
- Rajmond Kalavaçi, 30 vjeç, banues në Pentar- Shkodër,
- Anton Gjuraj, 29 vjeç, banues në Pentar – Shkodër,
- David Doçi, 32 vjeç, banues në Pentar – Shkodër.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e:
- E.D, 28 vjeç, banues në Pentar – Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikeve” dhe “Shkatërrim të pronës me eksploziv”.
Personat e arrestuar akuzohen për “Prodhimit dhe shitjes të narkotikeve”,“Trafikim të narkotikeve”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Në vijim të veprimeve procedurale e hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është ushtruar kontroll në 7 ambiente banesash të të dyshuarve.
Ku si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme :
- 334.2 kg, lëndë narkotike të llojit kanabis sativa e vendosur në 17 fuçi plastike e gatshme për tregtim.
- 2 armë gjahu, nga këto 1 (një) pa leje,
- një automatik model 56,
- 1 automjet autoveturë e tipit BMW, me targë DJ 707 VE,
- 2 aparate celulare.
Është ushtruar kontroll ne zonën Mushan, të Njësisë Administrative Dajç- Shkodër ku në mbështetje të të dhënave hetimore është konstatuar një parcele me 3000 bimë narkotike kanabis sativa dhe rezultoi se ishte kultivuar nga personat e lartpërmendur.
Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë hetim. /syri.net
.