10,09,2025

Shpend Ahmetit i dërgohet ftesa për ceremoninë e inaugurimit të Thaçit

Must Read

shpendi2

Të gjithë kryetarëve të Komunave të Kosovës u janë dërguar ftesa për të marrë pjesë në inaugurimin e Hashim Thaçit si president i Republikës.

Edhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit i është bërë ftesë për ceremoninë e inaugurimit të Thaçit, më 8 prill në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit të ri, ka bërë të ditur për “Zërin” se edhe për kryetarin Ahmeti është dërguar ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e së premtes.

“Po, ftesa i janë dërguar gjithë kryetarëve të Komunave, deputetët të Kuvendit, Doganës, Policisë, Federatave Sportive…”, ka thënë ai.

Ndërsa, Arifaj ka thënë se deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e më shumë se 50 delegacione të ndryshme për në ceremoninë e Thaçit.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Komunë së Prishtinës kanë konfirmuar se ftesa për të marrë pjesë në ceremoninë e Thaçit i është dërguar zyrës së kryetarit të Prishtinës.

“Kemi marrë ftesë për ceremoninë e Thaçit”, ka thënë shkurt zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazliu.

Por, kjo e fundit nuk ka treguar nëse i pari i kryeqytetit do të marrë apo jo pjesë në këtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img