16,11,2024

Shpend Ahmeti thotë se janë ndërprerë punime në kishën ortodokse, faktet flasin ndryshe (Foto)

Must Read

Ahmeti lidhur me këto zhvillime ka shkruar në Facebook:

“Drejtoria e Inspeksionit e Komunës se Prishtinës sot ka dal në vendin e ngjarjes te Kisha Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës pas shumë raportimeve se atje po punohet.

Drejtoria e Inspeksionit ka vërejtur disa persona duke punuar në pastrimin e objektit të cilët kanë refuzuar të legjitimohen. Është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa mureve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme.

Komuna e Prishtinës ka ndërprerë këtë aktivitet dhe ka kërkuar nga personat e përfshirë që të sjellin gjithë dokumentacionin zyrtar rreth këtyre punëve në drejtorinë e inspeksionit sot.

Po ashtu kemi kërkuar në qoftë se ka ndonjë letër apo leje pune nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Komuna e Prishtinës nuk posedon asnjë dokumentacion rreth kësaj ndërtese. Qe më shumë se një vit kemi bërë thirrje tek të gjitha palët të sjellin dokumentacionin relevant, por kemi hasur në mospërfillje. Ne do ta zbatojmë ligjin sa i përket kompetencave të komunës dhe i ftojmë të gjitha palët dhe të gjitha institucionet që të funksionojnë në përputhje me Ligjin për Ndërtimin”.

Mirëpo, gazetarja e lajmi.net që aktualisht (ora 14:05) po qëndron në oborrin e Kishës, thotë se aty ende po punojnë disa persona. Ata, thotë ajo, po rregullojnë ende dyert e Kishës, derisa afër po qëndron Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Foto janë realizuar sot në ora 14:00. /Lajmi.net/

punimeta1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img