Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës. Lajmi është bërë i ditur përmes një kumtese që kjo komunë ua ka dërguar mediave, raporton Gazeta Blic.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohen tri pika të rendit të ditës.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Komunës, thërret mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 14.04.2016, dhe do të fillojë në orën 15:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.
Për mbledhje propozon këtë
REND TË DITËS:
- Caktimi i komisionit për përzgjedhjen e kryetarëve të Bashkësive lokale;
- Propozimvendimi për formimin e grupit punues për plotësimin dhe
ndryshimin e Rregullores për bashkësi lokale;
- Propozimvendimi për vazhdimin e afatit shtesë për lirimin e hapësirave për
AKP-në.
Ju ftojmë ta ndiqni!