Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është përplasur keq me Lirak Çelajn e PDK-së dhe me Sami Hamitin e LDK-së. Në debatin “Jeta në Prishtinë”, Ahmeti ia ka përmendur Lirak Çelajt deklaratat që i kishte thënë sa LDK ishte duke udhëhequr me Prishtinën. “Mirëpo, kur LDK hyri në koalicion me PDK-në, Lirak Çelaj ndërrohet tërësisht, dhe bëhet bashkë me Sami Hamitin, për të cilin nuk kishte lënë gjë pa thënë”, tha ai, raporton Gazeta Blic. Ahmeti e ka goditur edhe Sami Hamitin e LDK-së, duke ia kujtuar atë që e kishte thënë shefi i tij, Isa Mustafa, se SHIK-u po kontrollon gjithçka. Këtyre deklarateve të Ahmetit I është kundërpërgjigjur edhe Lirak Çelaj edhe Sami Hamiti. Çelaj ka theksuar se LDK asgjë nuk kishte qeverisur keq, sapo qeverisë tash VV. Ahmeti ia ka përmendur Çelajt kushtet që i kishte PDK për të hyrë në koalicion me VV-në, ku kishte kërkuar që të ndahen edhe numrat e drejtorëve të shkollave. / Gazeta Blic