27,07,2024

Shpend Ahmeti: Nuk ka ‘Beer Fest’ sot e nesër

Must Read

Kryetari i Prishtiëns, Shpend Ahmeti ka revokuar lejen për “Beer Fest’ në dy ditët e mbetura. Ai ka ndërprerë këtë organizim për shkak të shqetësimeve të shumta që ka marrë.

Për tepër kryetari i Prishtinës përmes një statusi në Facebook ka shpjeguar vendimin e tij.

Të nderuar qytetarë,

Prishtina si kryeqytet është nikoqire e organizimeve të shumta argëtuese, ekonomike e politike. Detyra jonë ka qenë gjithmonë që të gjejmë një balancë në mes të argëtimit, lirisë dhe qetësisë e sigurisë publike.

Kërkesat më të shpeshta janë për organizime në shesh të cilat jo rallë i refuzojmë.

Beerfest është një prej organizimeve më të mëdha dhe më të suksesshme që ka Prishtina në vitet e fundit. Edhe këtë vit në diskutime me organizatorët kemi ngritur brengat tona me disa çështje të cilat organizatorët kanë marr masa ti adresojnë.

Mirëpo numri i madh i njerëzve mbrëmë ka tejkaluar të gjitha kapacitetet organizative dhe ka shpërfaqur disa probleme substanciale. Kryesoret kanë qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak te numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minorenëve (nën 18 vjeç) në shesh.

Për këto arsye kam vendosur që të revokojmë lejen e Beerfest per sot e nesër. Ky vendim jo i lehtë merret pas takimeve me organizatorët, policine dhe drejtoritë përkatëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img