21,12,2024

Shpella misterioze ndal punimet e autostradës Prishtinë – Shkup

Must Read

Punimet në afërsi të shpellës së zbuluar gjatë hapjes së trasesë së autostradës Prishtinë – Shkup, tashmë janë ndërprerë, pas kërkesës së institucioneve shtetërore.

Pas hulumtimeve që do t’i bëhen kësaj gjetjeje, do të vendoset nëse do t’i jepet statusi si monument nën mbrojtje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Institucionet që kujdesen për ambientin dhe zbulimet arkeologjike do të vlerësojnë për rëndësinë e gjetjes që ka dalë në pah javën e kaluar, gjatë punimeve që është duke zhvilluar konsorciumi “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Instituti i Natyrës bashkë me inspektoratin e kanë ndalur punën, dhe do të vlerësohet shumë shpejt se a ka vlera për t’u mbrojtur si monument natyre me vlera të veçanta. Nëse po, atëherë fillon procesi i shpalljes dhe ndalohet veprimtaria e çfarëdo aktiviteti”, ka thënë Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img