13,10,2024

Shoqëria e heshtjes

Must Read

Një pyetje që ngritë çështje të caktuara , ndoshta duhet nganjëherë edhe nga forma deklarative të kalohet në protestë, për të zgjuar vetëdijen e njerëzve si formë e organizmit aktiv në demokraci. Protesta e sotme qyetare nga shoqëria civile me dy organizatat joqeveritare si OMM’’Gjethi” , dhe ajo e Peshkatarëve “Trofta” në Kaçanik në mënyrë paqësore drejtuar Kuvendit Komunal vërtetoi se sa është i domosdoshëm Lumi Lepenc dhe qëllimi i protestës kishte të bënte me Ndërtimin e një Hidrocentrali në këtë Lum.

Kjo formë shpërfaqi një të metë nga shumë të tjera se; Asambleistët e kuvendit komunal nuk kanë qenë të vetëdijeshem se për çfarë kanë votuar, se për çfarë problemtaike bëhet fjalë, se qytetarët e Kaçanikut nuk e kanë të shprehur si dikur nervin protestues , e kemi fjalën në masë dhe se pushteti komunal e pranon”komunikimin”, atëherë kur qytetari , shoqëria i’a nxenë rrugën.
Asambleistët e votuar me pëjashtime kuptohet, sepse kishte edhe nga ata që ishin në protestë, të tjerët janë aty objekte që, subjektet politike i kanë derivuar për raste sociale. Duke u ndalur në këtë pasqyrë duhet shikuar se si kanë ardhur aty, me vote , por ajo vote ku është rezultative për shembull;
Asambleistët nga Banka, në “Bankë” apo nga Toledo Aknagizh me kërrabza në bankë, nga çekiqi në bankë, nga kanaxhexhi prapë në bankë etj tej . Kjo shtjellohet edhe më thjeshtë, sepse personaliteti tyre politik dhe vetedija për qytetarinë dhe përgjegjësinë që kanë, nuk përputhet në natyrën e tyre dhe veprimin që shprehin. Këtu hyn në lojë, Biznesi pra forma që i bënë ata aktiv në procesin e demokracisë. Kur ne dalin në zgjedhje duhet të kërkojmë Asambleistë që u’a besojnë zërin njerëzve të caktuar që kanë bagazh intelektual dhe kredibilitet moral, sepse përndryshe token dhe bukën e qytetit tënd, kush të mundet do ta merrë, edhe atëherë s’ka hidhërime, ndërsa Kryetari s’ka asgjë të bëjë me këtë sepse ai nënshkruan çfarë asambleistët marrin vendim, ose e kundërta në ndonjë rast tjetër.
Në protestë isha edhe unë, sa për të bindur veten se edhe jam rritur në atë Lum andaj e dua as më shumë e as më pak se të gjithë qytetarët tjerë pa dallime por duke biseduar para se të fillonte protesta me disa miq, ata bisedonin për nominimet Oscar, që ishin këto ditë dhe si me habi duke dashur të jem edhe unë bashkëbisedues ju drejtova njërit” ore, pak protestues qenkan edhe kjo është një gjë jetike, por si e kemi lluksin ne shqiptarët të mirremi me Oscar, ndërsa nuk shqetesohemi për Ujin që është i lidhur me qenien tonë si Njerëz”? Qytetarët që kalonin u dukej festë ndoshta sepse shoqëria jonë nga familjarizmi , partiakizmi dhe inati i verbër nga disa e bënë atë shoqëri të heshtjes dhe për çdo reagim ata thonë” bëhet mire, kur të bëhet mirë.
E para, pra ajo çfarë ne kemi zgjedhur, gjatë zgjedhjeve kishte të bënte me vendimin që ata kanë marrë si asambleistë me përjashtime dhe e dyta ajo që ne të gjithë nuk pajtohemi është se, duhet të pajtohemi se nuk po dijmë se çfarë dhe kush duhet të na përfaqësojë. Në zgjedhjen tonë çdo katër vjetë, për katër minuta mund të humbasim me kilometra tokë e ujë, dhe të vajtojmë sa të duam, bile edhe të protestojmë por prapë nuk mund të bindemi se ajo ishte zgjedhja jonë, kjo vlenë edhe në nivelin qendror të politikëbërjes.
Kastriot Bushi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img