19,12,2024

Shoqëria civile thotë se nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor

Must Read
Foto-ilustrim

Ata kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve të paktën deri në shtator, dorëheqjen e kësaj qeverie në mënyrë që zgjedhjet të organizohet nga institucione të pavarura. Organizatat joqeveritare i bënë thirrje edhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor të punojë në mënyrë profesionale dhe të pavarur.

“Ne kërkojmë zgjedhje të lira. Nuk duam zgjedhje me votues fantazmë, shpërdorime të administratës dhe të parave tonë, shkelje të të drejtave të njeriut. Duam institucione të pavarura të çliruara nga diktati politik.

Kërkojmë Qeveria të jap dorëheqje, ndërsa zgjedhjet të shtyhen për shtator. Pritëm kaq kohë, do të presim edhe pak. KSHZ-ja të profesionalizohet dhe institucionet të organizojnë zgjedhje të lira”, tha Xhabir Deralla, nga shoqëria civile, raporton Alsat M.

Mungesa e ndarjes mes institucioneve dhe partisë, keqpërdorimi i administratës, presionet politike, mos pastrimi i listës zgjedhore nga votuesit fiktiv, si dhe mos zgjidhja e çështjes së mediave janë disa nga problemet kryesore sipas të cilave duhet të shtyhen zgjedhjet doemos në shtator.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=TGfXhMbs8SY?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Shoqëria civile thotë se nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img