26,12,2024

Shoqata “Feniks”, strehë edhe për një familje skamnore

Must Read

Shoqata Humanitare Bamirëse “Feniks” nga Ferizaj nuk ka të ndalur nga aktiviteti humanitar për të bërë me strehë familje në kushte të rënda ekonomike. Projekti më i ri i kësaj shoqate është ndërtimi i shtëpisë për familjen 6 anëtarëshe Tahiri nga Shtimja. Kryefamiljari Dalip Tahiri ishte ai që më së shumti iu gëzua fillimit të ndërtimit të shtëpisë, ndërsa ka folur edhe për kushtet e rënda të jetës, me të cilat është përballur prej vitesh.
“Unë i jam mirënjohës shoqatës dhe miqeve që më kanë ndihmuar për shtëpinë. Kam jetuar në kushte të mjerueshme deri më tash. Nuk jam i punësuar dhe bukën e gojës e siguroj nga shitja e ndonjë qerreje me dru që i mbledh”, ka shpjeguar Tahiri.
Nga ana tjetër, drejtues të shoqatës kanë thënë se kjo familje ka bërë jetë në kushte të rënda, prandaj ka rrjedhur edhe iniciativa për t’u zgjidhur problemin me banimin.
“Përveç shoqatës, familjes i kanë ndihmuar edhe miqtë, prandaj investimi është 50 me 50. Kemi filluar para dy ditësh. Është shtëpia e gjashtë për këtë vit. Jemi të kënaqur që kemi miq e shokë që nuk kursejnë asgjë për të ndihmuar shoqatën, e cila u del në ndihmë këtyre kategorive si gjithnjë. Nuk kam tjetër çka të foli, pasi po flet vetë populli dhe kontributi i tyre”, ka thënë kreu i shoqatës, Milaim Jashari, i cili ka përkujtuar se këto familje, të cilave po u ndërtohen shtëpitë, nuk e kanë mundësinë e ngritjes së shtëpive me mjete të tyre, sikur familjet tjera.
Shoqata Humanitare “Feniks” paralajmëroi fillimin e ndërtimit të një shtëpie tjetër për një familje në kushte të rënda, në Pleshinë të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img