Siç njoftoi MPB-ja, incidenti ndodhi dje herët në mëngjes në orën 4.30 minuta në aeroportin e Shkupit në dalje nga RM për në Vjenë kur një francez (1984) është paraqitur për udhëtim, ndërsa më pas e ka zënë gjumi dhe i ka ikur aeroplani, njofton Tv Shenja.
Sipas njoftimit të MPB-së, udhëtari duke pritur fluturimin e ka zënë gjumi dhe kur ka parë që aeroplani është në automjetin “push-bek” ka filluar me dhunë të shtyjë derën ku e ka krisur xhamin e derës, ndërsa më pas ka zbritur nga shkallët ndihmëse dhe me dhunë e ka hapur derën dhe ka dalë në platformë ku ka filluar të vrapojë pas aeroplanit i cili ka qenë me motorë të ndezur.
Nga ana e sigurisë udhëtari është kapur dhe është dorëzuar në sektorin e policisë në Petrovec për procedurë të mëtejme.
.