28,12,2024

Shkrimtari në hipotekë…

Must Read

Ardian Sejdiu ( Ph.D)

Duke qenë se i takoj gjeneratës së re ( i shkolluar jashtë shtetit), asnjëherë të vetme nuk e kam ëndërruar të replikojë me kë do që ka kontribuar për fe e atdhe.

Ashtu siç nuk kam menduar t’i bëjë avokaturë Islamit dhe myslimanëve shqiptarë ngase kontributi i tyre për komb e atdhe është i pakontestueshëm.

E as që kam ëndërruar ndonjëherë se do ta përjetoj kohën ku paturpshëm devalvohen vlerat dhe kontributet e myslimanëve shqiptarë nga ata që quhen shqiptarë ?

Sidoqoftë, rrethanat kohore m’a sfiduan bindjen, andaj edhe detyrohem t’i them disa fjalë.

Që nga paslufta e gjeri më sot; propagandat, linçimet, etiketimet ndaj Islamit dhe myslimanëve kanë qenë të përditshme, madje pjesë e politkbërjes ditore edhe nga ata që fare s’kanë ndikim as në politikë e as në shoqëri, dhe nga disa që karriera dhe e kaluara politike është në disfavor të tyre.

Të tillë ka shumë dhe me qëllime të ndryshme për qarqe të ndryshme , por si duket në ballë të tyre janë pionierët dhe veteranët e ideologjisë ateisto-komuniste të cilët shpresojnë se e kanë “zbuluar”  formulën e shpëtimit, kështu duke simuluar rolin e gardianit përballë viktimës për ta shpëtuar vetën nga gjykimi-vdekja e drejtë dhe meritore që ua shkakton historia.

Këta gardian ( neo-komunist, ateisto-titist, pseudo-historian e pseudo-intelektual) që nga post komunizmi dhe që nga paslufta 1998/1999 nuk lanë vlerë dhe figurë kombëtaro-fetare pa e njollosur dhe pa e linçuar, kinse në emër të kombit, kulturës, civilizimit, Evropës etj.

Këta njerëz, sillen me popullin sikur e tërë historia dhe fati i këtij kombi ( fal Zotit, shumicë myslimane) është barrë mbi supet e tyre, dhe vetëm ata n’a garantojnë të ardhmen !.

Është e kot përpjekja për t’a justifikuar të kaluarën e tyre si pjesë e regjimit  titisto-komunist duke e njollosur Islamin dhe vlerat e tij të mishëruar me traditën tonë kombëtare.

Nuk keni qenë, nuk jeni, dhe kurrë s’do mbeteni evropian për aq kohë sa Juve keni qenë pjesë vitale e konceptit ideo-politikë i projektuar në kuzhinat politike Ruse që historikisht i kontestuan vlerat evropiane, e në mesin e tyre edhe vlerat kombëtare shqiptare.

Neve, si gjeneratë e re shqiptare-myslimane, kurrë për jetë, nuk ja falim Kosovën as lindjes e as perëndimit, dhe kurrë s’do të vëllazërohemi me Leninin e Stalinin…

Ua rikujtojmë se, per dallim nga Ju, neve me krenari, egoizëm, dinjitet e mençuri do t’i ruajmë vlerat tona kombëtaro-fetare ashtu siç i ruajtën mendjendriturit e këtij kombi, si; Naim e Sami Frashëri, Ismail Qemajli, Adem Jashari e të tjerë…

Për akademikët dhe pionierët e komunizmit, i kam tri pyetje: A i keni bërë, dhe a mund t’i bëni një milion shqiptarë jomysliman për ta hekur bustin e Car Llazari të vendosur në Mitrovicë ?

A mund t’i bëni një milion shqiptarë jomysliman për t’u përballur me politikën sllavo-maqedonase në Maqedoni ?

A keni mundur ndonjëherë në histori me i bë një milion shqiptarë jomysliman për t’u përballur me armiq të ndryshëm sa here që rrezikohet atdheu ?

Sigurisht këtyre pyetjeve dëshiron t’u përgjigjet shkrimtari z. Mehmet Kraja…!                                                          Neve, si gjeneratë e re me orientim evropian asnjëherë nuk i vejmë në hipotekë vlerat tona intelektuale, kombëtare e fetare për asnjë regjim politikë pavarësisht origjinën.

Si brez i ri, ardhmëri e këtij kombi, nuk kemi fare nevojë të na japin leksione për kulturën, civilizimin, Evropën dhe botën intelektualet e margjinalizuar brenda kopertinave titisto-komuniste që ende druajnë nga hipotekat e dosjeve të regjimit komunist.

Vetëkuptohet se po përballet gjenerata me gjeneratën, koncepti me konceptin dhe se fitorja është në anën e gjeneratës së re në të gjitha dimensionet; konceptuale, politike, intelektuale, shoqërore e kulturore.

Një çështje nuk e kam të qartë, kujt po i shërbejnë këta njerëz, dhe çfarë të keqe kanë me shqiptarët shumicë myslimane ?

Kujtoj se nuk ka kartë më të rrezikshme që mund ta përçanë dhe dezorienton  kombin shqiptarë sesa luftimi i vlerave Islame.

Është e pavërtetë, banale, tendencioze dhe kamufluese teza se, sa me larg Islamit aq më afër Evropës.

Ky model i politikbërjes ka përfunduar atëherë kur ka përfunduar komunizmi, dhe nuk mendohet se do gjenë përkrahje në një të ardhme të afërt, dhe nuk do i bënë nderë askujt, çoftë politikan apo shkrimtar.. .

09.07.2016, Ferizaj.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img