26,11,2025

Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”, shkollë e mundësive të përgatitjes së kuadrove për tregun e punës (Foto/ video)

Must Read

Ferizaj.27.03.2017. Shkolla e  Agrobiznesit dhe Teknologjisë  “Zenel Hajdini” në Ferizaj  tashmë ka filluar përgatitjet  për sensibilizimin e nxënësve dhe prindërve për mundësitë që ofron  në përgatitjen e  kuadrove për tregun e punës.

Kjo shkollë  përmes ekipeve punuese  ka filluar edhe realizimin e  projektit  i cili ka për qëllim  njoftimin e nxënësve të shkollave fillore për  drejtimet që ka kjo shkollë, benficionet  dhe mundësitë  e punësimit  të nxënësve  pas përfundimit të shkollës së mesme.

Edhe pse e margjinalizuar nga paragjykimet se në këtë shkollë nuk ka  perspektivë statistikat  flasin ndryshe. Sipas të dhënave nga Enti për Punësim në Ferizaj në mesin  e mijëra kërkuesve  për punë vetëm 380 janë  me profesion nga  lëmitë e agronomisë.

Në emisionin EXPO të Televizionit  Tema,përgatitur ditë më parë shihet  se kjo shkollë ka kushte mjaftë  të mira për përgatitjen e kuadrove dhe është mjaftë mirë e pajisur me kabinete që mundësojnë zhvillimin e mësimit dhe një pjesë të madhe të mësimit praktik.

Për kushtet që ofron kjo shkollë mund të shihni videon e mëposhtme:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img