Prokuroria e Shkodrës ka kryer hetimet, në bazë të të cilave ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike.
Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar se tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër, kanë qenë shtatëzanë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjekoligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës.
Në bazë të hetimit të deritanishëm, Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar si përgjegjës për trajtimin jo në mënyrën e duhur shtetaset Juliana Cepi, drejtoreshë e Qendrës, si edhe Aida Ymeraj, infermiere në këtë Qendër.
Në bazë të urdhërit të Prokurorisë, këto dy shtetase janë ndaluar nga ana e Policisë Vendore mesditën e së mërkurës (dt.01.06.2016).
Ndërkohë, po vijohet hetimi për të identifikuar plotësisht rastet e dhunës, si edhe përgjegjësitë e punonjësve të Qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë si pasojë shtatëzaninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RGhUAu4u8Nk?feature=oembed&w=640&h=360]
The post Shkodër, gratë me probleme mendore detyrohen të abortojnë paligjshëm appeared first on Lajminet.