28,12,2024

Shkodër, fëmijët djem e vajza u abuzuan seksualisht

Must Read
Shtepia e femijeve Shkoder

“Panorama” duke iu referuar të dhënave nga Prokuroria, shkruan sot se nga hetimet e deritanishme nuk rezulton se tri të miturat të jenë abuzuar seksualisht në ambientet e rezidencës. Edhe në shkollë ato janë të monitoruara nga kujdestaret dhe ka shumë pak gjasa të ketë ndodhur në oraret kur ato presupozohej se janë ndodhur në shkollë.

Fëmijët janë marrë në pyetje një nga një në prani edhe të psikologut. Burime nga Akuza bënë të ditur se i vetmi vend i dyshuar (së paku deri më tani) për abuzimin me të miturat, janë familjet që i marrin ato për bamirësi, herë pas here, fundjavave apo nëpër festa të ndryshme.

Kjo e thellon më tepër skandalin dhe zgjeron rrethin e të dyshuarve nëpër familjet shkodrane. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme. Rezulton se me vajzat e vogla është abuzuar nga persona ende të paidentifikuar, jashtë ambienteve të jetimores.

Ndërkaq, sipas gazetës shekulli, një informacion i mbërritur rreth tri javë më parë në institucionin e “Avokatit të Popullit” ka vënë në lëvizje inspektorët e këtij institucioni. Ata janë vënë në dijeni se në shtëpinë e jetimëve në Shkodër, punonjëset abuzojnë me të vegjlit.

Abuzimet, sipas dëshmive, janë fizike e psikologjike. Në drejtim të Shkodrës kanë shkuar të dërguarit e posaçëm të këtij institucioni. Pas inspektimit është arritur në përfundimin se në atë shtëpi fëmije ka abuzime. Gjatë marrjes së informacioneve të ndryshme është mësuar se në fakt, përveç se fëmijët dhunohen fizikisht dhe prikologjikisht, ata janë të abuzuar edhe seksualisht.

Materialet i janë referuar prokurorisë së Shkodrës që prej më shumë se dy javësh dhe hetimet janë përqendruar konkretisht tek abuzimet seksuale. Tri vajzat e abuzuara janë marrë dhe i janë nënshtruar ekspertimit mjeko-ligjor. Të dhënat flasin për abuzime edhe homoseksuale që kanë ndodhur ndaj të vegjëlve të asaj qendre, por tashmë do të jetë prokuroria e Shkodrës ajo që do të hedhë dritë mbi gjithçka ka ndodhur.

The post Shkodër, fëmijët djem e vajza u abuzuan seksualisht appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img