24,11,2024

Shkodër, detajet e fundit nga hetimet për rrëzimin e helikopterit

Must Read
Helikopteri shqiptar i rrezuar ne Shkoder

Për të saktësuar itinerarin që ndoqi helikopteri më 6 prill, pra ditën e tragjedisë, prokuroria i ka dërguar fletëthirrje edhe drejtorit të trafikut ajror, Arben Sula.

Burimet thanë se megjithëse prokuroret e posedojnë planin e fluturimit të deklaruar nga forcat ajrore si një mision trajnues,  për shkaqe hetimore  duhet të pyetet edhe përfaqësuesi i autoritetit të aviacionit civil.

Gjithashtu, bëhet e ditur se do të pyeten edhe zyrtarë në sektorin e lëshimit të certifikatave teknike, mes tyre inspektori Skënder Loli.

Më herë, Prokuroria ka pyetur edhe nënkolonel Altin Lame, thanë burimet, i cili u ndëshkua administrativisht nga Ministria e Mbrojtjes duke u shkarkuar nga detyra pasi rezultoi se ditën e ngjarjes nuk ishte në detyrë, por ishte angazhuar në një kompani private fluturimesh.

Sipas Prokurorisë Lame, ish-shef i sigurisë në bazën ajrore, ishte njeriu që duhet të firmoste planin e fluturimit të helikopterit, gjë të cilën ai nuk e ka bërë.

Nga rrëzimi i helikopterit në Grizhë të Shkodrës humbën jetën Donald Hoxha dhe Florian Deliu, ndërkohë që i mbijetuari Gerald Baramuça megjithë insistimin e Prokurorisë nuk pranon të japë dëshmi për këtë ngjarje, me arsyetimin se nuk mban mend asgjë.

The post Shkodër, detajet e fundit nga hetimet për rrëzimin e helikopterit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img