25,12,2024

Shkodër, biznesmeni nuk e pranon vrasjen e gruas

Must Read

Sadedin Sula pretendon se bashkëshortja e tij Suela, 39 vjeç është vetëvrarë për shkaqe të paqarta për të. Por deklarimet e tij nuk e kanë bindur grupin e hetimit dhe mësohet se në gjykatë, prokuroria do të kërkojë arrest me burg për të dyshuarin e arrestuar, shkruan Shekulli.

Dyshimet mbi deklaratat e tij lindën pas kontradiktave në rrëfimin e Sulës për mënyrën se si e gjeti gruan e tij në tualetin e mobilierisë. Duke mos pranuar krimin, Sula thotë se është larguar nga mobilieria në mëngjesin e 18 shkurtit dhe pasi është rikthyer aty pas disa orësh, e ka gjetur gruan e pajetë në tualetin e mobilierisë.

Pasi e ka gjetur, ai thotë se ka lajmëruar nipin e tij dhe më pas policinë. Mirëpo, gjatë dëshmisë, ai ka qenë konfuz sa i përket orareve të lëvizjeve, çka ngre dyshime se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij. Ai ka pranuar se ka pasur konflikte kohët e fundit, por nuk e pranon vrasjen. Ekspertët kanë gjetur shenja dhunë në trupin e viktimës, duke theksuar kështu pistën e vrasjes së saj.

Sipas hetimeve, besohet se autori e ka dhunuar fizikisht 39-vjeçaren dhe më pas e ka mbytur me duar. Dyshohet se ai ka bërë dhe zhvendosjen e trupit të pajetë nga një ambient tjetër i mobilierisë në tualet, ku dhe ka improvizuar skemën e vetëvarjes.

The post Shkodër, biznesmeni nuk e pranon vrasjen e gruas appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img