16,10,2024

Shkëlqimi dhe rënia e gruevizmit

Must Read

Që “prerodba” ka falimentuar këtë e kam thënë me 15 maj të vitit 2015, në shkrimin tim “Funerali i Prerodbës”. Shkaqet e këtij falimentin ishin të shumta, por sipas analizës sime, pika kulmore që do të dërgonte gruevizmin drejt ceremonisë mortore ishte ngjarja e Kumanovës. Dhe ja ku jemi. Dy vite më pas jemi mbledhur për ta varrosur gruevizmin si koncept të politikbërjes . Dhe DPMNE-në si mënyre e të menduarit, vepruarit dhe ushtruarit të pushtetit.

Si lindi gruevizmi?

Gruevizmi ka lindur nga DPMNE-ja. Kurse DPMNE-ja ushqehet nga gruevizmi. Që të dyja e mirëmbajnë njëra-tjetrën, sa herë që janë në rrezik. Gruevizmi lindi si rezultat i mendjes diabolike maqedonase, të cilët mendonin se lufta e vitit 2001 ua kishte nëpërkëmbur atyre krenarinë.  Të prirur nga ky tërbim, maqedonasit kërkonin në ankand publik, një mendësi e cila do t’i përfaqësonte ata denjësisht përballë palës së “krekosur“ shqiptare,të cilët me pushkë në dorë i kishin prerë veshët nacionalizmit maqedonas. Vetëm disa vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, befas na u shfaq gruevizmi. Populli maqedonas lëvizi velat. Nga majtas në djathtas.

Por çfarë është në fakt gruevizmi?

Gruevizmi në thelb nënkupton urrejtje dhe përjashtim. E djathtë ekstreme, një mbetje e reciklueshme e fashizmit historik. Një koncept, që në gjenezë njeh superioritetin e njërës racë mbi tjetrën. Gruevizmi zëvendëson racën me sinonimin e etnive.

Duke i varfëruar qytetarët skajshmërisht, dhe duke vënë në shërbim të koncentuar  kapitalin, tregun dhe asetet publike në duart e 1%-shit, gruevizmi krijoi superstrukturën ekonomike-shoqërore. Sigurisht etnike maqedonase, përmes së cilës ai blente varfërinë e votuesve maqedonas.

Gruevistët e kanë të pamundur bashkëjetesën me pjesën tjetër të shoqërisë, sepse ata nuk votohen. Në demokracitë hibride  ata emërohen. Përmes procesit “zgjedhor” të demokracive elektorale ato çertifikohen. Përmes shtypit dhe propagandës legalizohen, ndërsa duke hyrë në dyert e parlamentit ato legjetimohen.

Ky është një ritual amator, sakaq dhe qesharak, përmes të cilit ata besojnë se fitojnë lavdinë. Vetëm disa qindra metra larg parlamentit, gruevistët kanë ndërtuar  “portën triumfale” përmes së cilës ata mendojnë se shenjtërohen, sepse lavdia nuk iu mjafton.

Një, kopje e zbehtë e “Harkut të Triumfit”, përmes së cilës kalonte dikur gjeniu ushtarak, Perandori Francez Napoleon Bonaparta.

Efekti gruevist

Gruevizëm do të thotë urrejtje. Urrejtje ndaj gjithçkaje të bukur. Estetike, me shije. Urrejtje ndaj çdo vlere. Urrejtje ndaj kulturës. Urrejtje ndaj tolerancës. Urrejtje ndaj bashkëjetesës. Urrejtje ndaj vlerave demokratike. Urrejtje ndaj lirisë së shprehjes. Urrejtje ndaj medias së lirë. Urrejtje ndaj mendimit ndryshe. Urrejtje ndaj kriticizmit. Urrejtje ndaj vlerave fetare. Urrejtje ndaj vlerave morale. Urrejtje ndaj natyrës. Urrejtje ndaj perëndimit. Urrejtje ndaj sportit. Urrejtje ndaj votës së lirë. Urrejtje ndaj lirisë. Urrejtje ndaj gjelbërimit. Urrejtje ndaj dijes. Urrejtje ndaj arsimit. Urrejtje ndaj zhvillimit. Urrejtje ndaj hapësirës publike. Urrejtje ndaj barazisë. Urrejtje ndaj harmonisë. Urrejtje ndaj ligjit. Urrejtje ndaj drejtësisë. Urrejtje ndaj pluralizmit. Urrejtje ndaj votimit.

Gruevizmi ndërtohet mbi injorancën dhe për armik të përkufizuar ka dijen.

Dija është armiku më i madh i gruevistëve, të cilën janë në gjendje edhe ta vrasin, godasin, përplasin. Ta torturrojnë dhe dëbojnë, satanizojnë, eleminojnë. Ta përdhosin ç’rrënjosin, burgosin, degdisin, bezdisin dhe  neverisin.

Teza e “urrejtjes”, sipas mendësisë grueviste ka një arsye. Ajo mbështetet mbi argumentin e tyre mediokër, se çdo fenomen shoqërore merr kuptim, formë dhe trajtë, vetëm atëherë kur i shtohet si prapashtesë akronimi DPMNE.

Sipas tyre dallojmë:

“Kulturë DPMNE”

“Ekonomi DPMNE”

“Sport DPMNE”

“Media DPMNE”

“Drejtësi DPMNE”

“Demokraci DPMNE”

“Gjygjsi DPMNE”

“Arsim DPMNE”

“Qytetarë DPMNE”

Nëqoftëse do të rrezikonim të qeveriseshim edhe për një mandat nga VMRO-DPMNE,  synimi i  tyre do të ishte, akronimi DPMNE të inkorporohej si kategori kushtetuese.  Normë e cila do të bënte diferencën. Gjë që ska për të ndodhur kurrë, sepse Gruevski mund t’i harxhojë partitë politike, mund t’i harxhojë resurset ekonomike, mund t’i përdhosë vlerat demokratike, por ai kurrë nuk do mund të harxhojë popullin shqiptar. Sepse shqiptarët e kanë një veti. Ata janë të pathyeshëm në inatë, ndërsa të brishtë në paqe. Dhe shqiptarët sigurisht në këto zgjedhje e thanë fjalën e tyre : Jo Gruevskit.

Autori është magjistër i të drejtës ndërkombëtare

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img