03,05,2024

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, si u kapën mat me klientët nga policia (Video)

Must Read

Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup që kryente veprimtari të shfrytëzimit të prostitucionit në Tiranë.

 

Siç bëhet e ditur nga policia, gjatë operacionit të koduar ‘Free Time’ është bërë e mundur arrestimi i 6 personave, shpallja në kërkim i tre të tjerëve, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Mësohet se në pranga janë vënë M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë, M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë, D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë, R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë, K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë 27-vjeçarja me iniciale T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Po ashtu, janë shpallur në kërkim B. O., E.I., F. Sh., për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”.

Policia thotë se në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e tyre, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varjonin nga 50-100 euro.

Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht ,M. Thanas dhe M. Çela  kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek T. Gj., dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-1 automjet tip “Hyundai”

-4 aparate telefonik,

-20000 lekë të reja,

-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.

Në lidhje me këtë ngjarje, blutë e Tiranës thonë se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img