Shiu në Tiranë përmbyti rrugët dhe mbuloi makinat (Video)

By FerizajPress

April 26, 2016

Në pak minuta rrugët e kryeqytetit u përmbytën, duke shkaktuar probleme në qarkullim.

Por këto minuta me shi gati sa nuk përfunduan në tragjedi në një nga rrugët e Paskuqanit. Dy persona, një djalë dhe një vajzë, mbetën të bllokuar pasi makina e tyre ngeci në mes të rrugës për shkak të ujit.

Fatmirësisht, aty rastisi nja makinë tip fuoristradë e cila u ndal paralelisht me ta. Kjo video e publikuar nga “Jeta osh qef” shfaq momentin ku djali dhe vajza dalin nga xhami i makinës së tyre dhe hipin në automjetin tjetër.

The post Shiu në Tiranë përmbyti rrugët dhe mbuloi makinat (Video) appeared first on Lajminet.