29,04,2024

Shikoni pasojat shkatërruese të uraganit Matthew, që la mbi 800 të vdekur (Foto)

Must Read

Ndërkohë mijëra njerëz janë pa strehë dhe ujë të pastër, transmeton lajmi.net.

Haiti është vendi më i varfër në Amerikën Latine, i cili ishte prekur sërish nga fatkeqësia e tmerrshme që raportohet të ketë marr 842 jetë njerëzish.

Uragani Matthew, potencialisht stuhia më e madhe që mund të ketë goditur Shtetet e Bashkuara në dhjetë vjetët e fundit duke bërë evakuimin masiv në brigjet e Floridës, Gjeorgjisë, Karolinës së Veriut dhe Jugut, transmeton lajmi.net.

128072575357f7fe7f74980579802417_v4_big

Florida jugore u prek nga stuhia gjatë natës, ndërsa  Presidenti Barack Obama i ka bërë thirrje publikut që të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve lokalë.

Matthew para Floridës përfshiu Haitin, dhe shpejtësia e erës ka qenë deri në 233 kilometra në orë.

Thuhet se rreth 61,000 njerëz janë evakuuar.

188313261257f7fe7ee1b06322343069_v4_big

Telefonat nuk punojnë, rrugët janë përmbytur, nuk ka ushqim të mjaftueshëm, dhe të paktën shtatë njerëz kanë vdekur nga kolera, sepse uji i pijshëm është i ujërave të zeza.

Viktimat ka edhe  në Republikën Domenikane, ndërsa në Kuba dhe Bahamas  janë raportuar vetëm dëme materiale.

105222592957f7fe7de77c6473157623_v4_big

Uragani Matthew është stuhia më e fortë që ka ardhur në brigjet e ishujve Karaibe dhe pjesët jugore të Shteteve të Bashkuara në dekadën e fundit.

Qeveritë lokale në zonat ku stuhitë pritet të godasin kanë urdhëruar  evakuimin prej rreth dy milionë njerëzish.

154476029257f7fe7b63b54578959993_v4_big

Meteorologët paralajmëruan se në disa zona mund të bjerë shi deri në 40 inç dhe se valët mund të arrijnë në një lartësi prej tre metrash.

Agjencia AFP raportoi se një grua në moshën pesëdhjetë vjeç kishte një sulm në zemër, por për shkak të motit të keq nuk kishte mundësi për transport në spital ku edhe vdiq.

79450710557f7fe7c3b2ae772387022_v4_big

Më shumë se 600,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike në ndikimin e e stuhisë në bregdetin e Floridës.

Shumica e aeroporteve në fushën e ndikimit të uraganit janë mbyllur dhe rreth 3,000 fluturime janë anuluar, sikurse dhe një numër të trenave./Lajmi.net

104149589257f7fe7cd5a3c504143905_v4_big

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img