04,05,2024

Shfrytëzonin një vajze për prostitucion, arrestohen

Must Read
Prostitucion, Ilustrim

 

Këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, një lokal në Lezhë e përdornin si kamuflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar vajzën me iniciale E.M. e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtje e ambjenteve për prostitucion”, “Heqje e paligjshme e lirisë së personit”, “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u finalizua me sukses operacioni “Montana”, ku u ndaluan shtetasit:

Filip Shtjefni (me nofken Tony Montana), 49 vjeç, banues në fshatin Gramsh Lezhë

Lula Marku, 47 vjeçe, banuese në Lezhë

Operacion i nisur nga procedimi penal proaktiv bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe në denoncimin e bërë nga shtetasia E.M. në ngarkim të shtetasit Filip Shtjefni i cili u shpall në kërkim me datë 18.07.2016 për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme për dokumentimin e plotë të kësaj çështje penale, rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, një lokal në Lezhë e përdornin si kamuflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar shtetasen E.M. e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Tiranë për nenet 114, 115, 110 , 90 , 99-22 e 25 të Kodit Penal.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img