20,04,2024

Shfaqet “Piramida” e Kadaresë, mbushet salla e teatrit në Ferizaj

Must Read

Në Teatrin e qytetit të Ferizajt, u shfaq premiera e shfaqjes “Piramida”.

E dramatizuar nga Bardh Frangu e regji të Fatmir Hysenit “Piramida” e Ismail Kadaresë të enjten mbrëma është ngjitur në skenën e Teatrit të Ferizajt, shfaqje kjo në të cilën luajtën aktorët: Nexhat Xhokli, Edona Berisha Bekteshi, Jajush Ramadani, Arben Marevci, Sherif Bega, Milot Salihu, Ali Krasniqi, Ekrem Jakupi, e Dashnim Rexhepi.

Në këtë shfaqje kishte edhe pjesë korale, ndërsa përcillej edhe me violinë nga violinistja Eliona Raqi.

Skenografia e kësaj shfaqje ishte punuar nga Fatmir Hyseni kurse kostumet nga V&K – Vlora& Kaltrina.

Sipas regjisorit të kësaj shfaqje Fatmir Hysenit teksti është dramatizuar nga Bardh Frangu, ndërsa prologu është një poezi e poetit Besim Zymberit.

Shfaqja është përkrahur nga Ministria e Kulturës, si dhe Komuna e Ferizajt. U bë e ditor se shfaqja “Piramida” do të shfaqet edhe në kuadër të Festivalit të Teatorëve të Kosovës që do të mbahet në muajin tetor në Ferizaj, ku i ftuar do të jetë edhe shkrimtari Ismajl Kadare.

Romani “Piramida” e Bardh Frangu e kishte dramatizuar edhe në vitin 1993, kurse kjo vepër ishte botuar në variantin e një novele. Atë vit qyteti i Ferizajt kishte zen vendin e parë në Festivalin e Teatrove të Kosovës që u mbajt në Prizren. Tani kjo shfaqje erdhi në variantin e dytë i dramatizmit të Ismajl Kadaresë, brenda se cilës si kishte dhunën e pushtetit karshi qytetarit , përkatësisht rrënimit të mirëqenies në dobi të autoritarizmit , fenomen ky i përhershme në botën e njerëzimit.

14542775_10208771436221576_994454743_n 14527466_10208771427501358_1723063928_n 14483693_10208771427661362_923715563_n 14518535_10208771302658237_1625538636_n 14518431_10208771296818091_319411286_n 14508609_10208771439141649_479699194_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img