28,05,2024

Sheshel i përgjigjet Selimit në mënyrë vulgare: Të gjitha organet i kam në gjendje të mirë

Must Read
Vojsllav Sheshel

Kreu i radikalëve serb, në një prononcim për një medium serb, ka thënë se Selimi dhe të tjerët dëshirojnë ta arrestojnë atë për t’ia marr organet.

“Shtrohet pyetja se me çfarë baze ligjore do të më arrestonin? Nuk kanë asnjë arsye!Unë në fakt e di se çfarë ata dëshirojnë… të më arrestojnë dhe më pas të mi marrin organet për shitje”, ka thënë Sheshel, transmeton lajmi.net.

“Ata e dinë se do të përfitonin shumë, pasi që mëlçinë e kanë në gjendje të mirë, është shumë e shëndoshë, gjithashtu edhe zemrën e kam mirë me të gjithë defibilatorët në të cilën Kombet e Bashkuara kanë investuar 40 mijë euro. Gjithashtu i kam të dyja veshkat dhe një organ që është në gjendje të mirë”.

Ai ka paralajmëruar se Partia Radikale Serbe (SRS) do të mbajë tubim në Kosovë. “SRS do të mbajë takimin e paracaktuar në Kosovë dhe unë do të shkojë, por nuk e di nëse do të jem pjesë e tubimeve, pasi që kamë disa tubime në vende tjera”, ka thënë Sheshel. Lajmi.net

The post Sheshel i përgjigjet Selimit në mënyrë vulgare: Të gjitha organet i kam në gjendje të mirë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img