22,12,2024

Sherr në tragetin e Durrësit, kosovari plagos 4 malazezë dhe maqedonas

Must Read

Sipas Policisë, një shtetas kosovar është konfliktuar me pesë shtetas të huaj, malazezë dhe maqedonas. Për pasojë, kosovari ka plagosur me thikë njërin prej tyre. Policia thotë se sherri ka nisur për motive të dobëta. Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin kosovar, Altin Hakami, 36 vjeç, lindur në Mitrovicë dhe banues në Londër.

Gjithashtu, Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: Dalibor Jovanoviç 36 vjeç, banues në Maqedoni; Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni; Dragan Kovaçeviç 29 vjeç, banues në Malin e  Zi; Dragis Gogiç 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.

Policia thotë se i plagosuri është shtetasi malazez V.M. 28 vjeç.  Ai ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu janë plagosur lehtë shtetasit Dragan Kovaçeviç, Dragisa Gogiç dhe Viktor Krstevski. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime edhe shtetasi Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij shtetësja L. Hakami 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal  Durrës jashtë rrezikut për jetën.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img