21,12,2024

Sherifi: Nuk lejojmë ratifikimin e Demarkacionit, në Kuvend nuk shkojmë me duar në xhepa (Video)

Must Read

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thëne se nuk mund ta ndalin me dhunë ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin, ka thënë se “Veseli e din se krejt të këqijat i kemi ndalë me zor”.

Sherifi në emisionin Rrokum Roll, ka folë për mundësinë e kalimit të kësaj marrëveshjeje, duke tërheq vëmendjen se “nëse ata (koalicioni qeverisës v.j.) i ka ble disa deputetë, e shtin policinë dhe na nxjerrin jashtë, atëherë s’ke qysh me ndalë këtë”.

Por, Sherfi thotë se “në momentin që ata mendojnë se kanë zgjidh një çështje, ata e kanë hap një çështje më të madhe”.

“Nse ata insistojnë me kalue marrëveshjen, unë mendoj se kjo s’ka me u gëlltitë lehtë nga qytetarët. Kjo s’ka me qenë një ‘çudi tri ditëshe’. Ne s’kemi me shkue me duer n’xhepa, që ata me na ngre zhag e me na qit përjashta. E them kështu, jo për me luftue, por me ndalue në çdo formë”, tha ai.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iUeIhEHWpeY&w=100&h=360]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img