Imagjinojeni ta shënoni golin e parë profesional në ndeshjen më të madhe në ligën elitare në vendin tuaj. Tani, imagjinojeni ta bëni këtë në moshën 14-vjeçare.
Kjo ëndërr e pamundur u bë realitet për Fernando Ovelarin të dielën, transmeton Gazeta Express.
https://twitter.com/twitter/statuses/1059265242151059456
Ovelar, i cili pas dy muajve i mbush 15 vjet, e realizoi golin e parë për ekipin Cerro Porteno në super duelin e ligës elitare të Paraguait kundër rivalit të moçëm Olimpia.
Ai e shënoi golin e parë një javë pasi e bëri debutimin zyrtar për klubin.
Nestor Camacho, i cili e shënoi golin e barazimit për Olimpia në barazimin 2-2, është 31-vjeç, dy herë më i vjetër se Ovelar.
Ovelar është lojtari më i ri që paraqitet në ligën elitare të Paraguait, por jo 14-vjeçari i parë që shënon gol në futbollin profesionist.
Amerikani Freddy Adu – i cili cilësohej si Pele i ri – ishte vetëm 14-vjeç kur e shënoi golin e parë për DC United në Major League Soccer. /Express/