20,09,2024

Shefqet Krasniqi vazhdon të hetohet

Must Read
Shefqet Krasniqi

Përkundër raportimeve në media se Prokuroria Speciale e Kosovës ka nxjerrë aktvendim për pushim të hetimeve për ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, kallxo.com mëson se hetimet ndaj Krasniqit nuk janë pushuar por është kërkuar vazhdimi i tyre.

Prokurori Special, Haki Gecaj i cili ka ngritur aktakuzë ndaj disa imamëve, ka mohuar që Krasniqi të jetë pjesë e hetimeve që ai ka bërë.

“Shefqet Krasniqi nuk është pjesë e hetimeve në rastin tim”, tha Gecaj për kallxo.com.

Gjithashtu, i  kontaktuar edhe avokati i Krasniqit, Sevdali Zejnullahu, ai  ka thënë se është i njoftuar se prokurori Elez Blakaj ka kërkuar vazhdimin e hetimeve edhe për 6 muaj.

“Kjo është një kërkesë e pakuptimtë e prokurorisë ndaj të cilës kemi bërë ankesë në Gjykatën e Apelit”, tha ai.

“Prokuroria ka pasur kohën e mjaftueshme për të zbuluar të vërtetën për këtë rast. Ne jemi të bindur se Gjykata e Apelit do të miratojë kërkesën tonë duke pushuar hetimet”, tha avokati Zejnullahu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img