28,04,2024

Shefi i Hekurudhave jep dorëheqje pas video-skandalit seksual

Must Read

Gazeta “Panorama” disponon videon ku duket ishdrejtori, 50 vjeç, duke kryer veprime të turpshme në zyrë, teksa komunikon në Skype me një femër. Nga video dallohet se si ish­drejtori i Hekurudhave masturbohet përballë kamerës, ndërsa komunikon me femrën, e cila nuk është identifikuar. Videoja është regjistruar disa muaj më parë në zyrën shtetërore në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave.

Në kërkesën e dorëheqjes, Alizoti pati argumentuar se vendimi kishte të bënte me arsye familjare, por dyshohet se ka qenë marrja në dijeni e tij se po qarkullonte video­skandali, që çoi në dorëheqje drejtorin e Hekurudhave.

VIDEO

Prej disa ditësh në Durrës dhe jo vetëm qarkullon videoja me përmbajtje erotike, e cila ka protagonist Genci Alizotin, i dorëhequr para katër ditësh nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhave. Nuk dihet nëse kjo video seksuale është e vërtetë apo e montuar nga persona që kanë dashur t’i prishnin imazhin kreut të Hekurudhave, duke publikuar këtë video­skandal 65 sekonda, ku vihet re Alizoti duke kryer veprime të turpshme në zyrën e tij të punës.

Nga sekuencat filmike dallohet Alizoti që është duke komunikuar në chat me një femër me të cilën më pas ka kryer dhe veprime të turpshme. Kjo e fundit, nëpërmjet chat­it, ka regjistruar pamjet që shfaqen nga zyra e drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhave Shqiptare. Videoskandali, që i kushtoi postin e punës Alizotit, është regjistruar pak muaj më parë, por u shpërnda vetëm pak ditë më parë në rrjetet sociale nëpërmjet një faqeje Facebook­ u me emrin e Genci Alizotit, por jo faqja e tij zyrtare. Nuk dihet nëse publikimi i video­skandalit është bërë nga partnerja e

Dorëheqja

Katër ditë më parë, Alizoti depozitoi pranë Ministrisë së Transportit kërkesën e përpiluar me arsyet e dorëheqjes nga posti i drejtorit të Hekurudhës Shqiptare. Alizoti mori detyrën e kreut të Hekurudhave në tetor të vitit 2013, menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë. Burime nga Hekurudha pohuan se pikërisht qarkullimi i kësaj videoje është shkaku i vërtetë i dorëheqjes së kreut të këtij institucioni. Alizoti, ndonëse një personazh mediatik, nuk ka mbajtur një qëndrim për situatën, duke preferuar të qëndrojë në heshtje për ta përballuar këtë që i ndodhi. Situatë të vështirë po kalojnë edhe familjarët e tij. Me gjithë tentativën për të komunikuar me të, Alizoti nuk është përgjigjur në telefon, duke mbetur mister në këtë mënyrë edhe reagimi i tij për këtë video.

genc1 genc4

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img