01,07,2025

Shefi i asamblistëve të VV-së në Ferizaj aderon në Nisma

Must Read

Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Ferizaj, Ali Halimi, nga sot i është bashkuar Nismës Socialdemokrate. Bashkë me Halimin nga Vetëvendosje tek Nisma kanë aderuar edhe disa anëtarë tjerë të partisë së Albin Kurtit.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, iu ka uruar mirëseardhje anëtareve të rinj. Nisma në Ferizaj, sipas Limajt, do të jetë shumë më e fuqishme.

“Sot është një ditë e rëndësishme për Nismën. Nga sot pjesë e familjes tonë politike do të bëhet shefi i asamblistëve të VV-së në Ferizaj, Ali Halimi me bashkëpunëtore. Nisma në Ferizaj do të jetë shumë më e fuqishme. I urojmë mirëseardhje asamblistit për t’i ofruar bashkëpunimin e përbashkët të Nismës në Ferizaj dhe Kosovë”, ka thënë Limaj.

E, Ali Halimi ka thënë se ka kënaqësinë që i është bashkuar Nismës. Ai është zotuar se do të angazhohet që idetë socialdemokrate t’i forcojnë në Ferizaj dhe Kosovë. Nismës nga sot i janë bashkuar edhe Beki Ademi, Rexehp Ramadani, Enver Ismajli, Isadora Zeqiri, Mevludin Ibishi dhe Flamur Sallahu të gjithë ish anëtar të Vetëvendosjes në komunën e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img