21,12,2024

SHBA shpreh keqardhje për sulmin vdekjeprurës mbi forcat e regjimit sirian

Must Read

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur gabimisht trupat qeveritare siriane atëherë ne shprehim keqardhje për këtë veprim sidomos për jetët e humbura, deklaroi për Anadolu Agency (AA) të shtunën një zyrtar amerikan. “Forcat e koalicionit gjatë kryerjes së një misioni kishin besuar se janë duke goditur pozicionet e DAESH-it në afërsi të vendit Dejr Ez-Zur”, thuhet në reagimin me shkrim të zëdhënësit të Pentagonit, Peter Cook dërguar në adresë të AA-së.

Së paku 62 ushtarë sirianë kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të koalicionit kundër DAESH-it mbi një bazë në lindje të Sirisë, deklaroi më herët Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Vrasja e ushtarëve të regjimit e paqëllimshme

Pas sulmit të mbrëmshëm të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në të cilin mbetën të vrarë 62 ushtarë të regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asad dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur, me kërkesë të Rusisë është mbajtur mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Takimi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa ambasadorja e përhershme e SHBA-së në OKB, Samantha Power tha se “nuk ka pasur asnjë qëllim të sulmohen ushtarët e regjimit”.

“Sigurisht që ndjejmë keqardhje për humbjet në njerëz”, theksoi Power, sipas së cilës kërkesa e Rusisë për takim urgjent të KS të OKB-së paraqet një lojë “të dyshimtë dhe dyfytyrëshe”.

Power tha se “që nga viti 2011 forcat e regjimit në Siri vrasin civilë, përdorin armë kimike kundër popullit të dhe okupojnë qytete për çka njerëzit dënohen me vdekje, ndërkohë që Rusia jo që nuk ka kërkuar mbledhje urgjente, por as që ka shfaqur ndonjë reagim”.

Pretendohet se forcat e koalicionit kanë vrarë 62 ushtarë të regjimit në Siri

Ministria e Jashtme e Rusisë, pati njoftuar se sipas informacioneve të dhëna nga regjimi theksohet se forcat e koalicionit kanë qëlluar një bazë ushtarake të regjimit të Bashar al Asadit në Dejr Ez-Zur, në lindje të Sirisë ku si pasojë janë vrarë 62 ushtarë dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img