05,07,2025

SHBA operacion kundër Al Kaedës në Jemen

Must Read

Burimet vendore kanë bërë të ditur se pas operacionit të bërë me helikopter në rripin Muxhan në Zenxhibar të Ebjenit, kanë ndodhur përleshje me armë me persona të cilët kanë qenë në atë rajon. Ndërkaq lajmërohet se një aeroplan ushtarak njëkohësisht ka bombarduar disa pozicione në këtë zonë, për të cilat pohohet se i takonin Al-Kaedës.

Ndërkohë, qeveria amerikane dhe autoritetet e Jemenit nuk kanë publikuar asnjë deklaratë zyrtare, raporton Anadolu Agency.

Bëhet e ditur se kjo është hera e parë që njësitë e parashutistëve të ushtrisë amerikane bëjnë operacione në Ebjen.

Paraprakisht, në një sulm me avion pa pilot në fillim të muajit shkurt ndaj një pozicioni afër rripit Muxhan, kishte humbur jetën një nga liderët e Al-Kaedës, Xhelal Belidi, së bashku me dy militantë të tjerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img