29,04,2024

Serwer: Kushti i Serbisë për BE, njohja e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës

Must Read
Daniel Serwer

Sipas tij çështja e Serbisë që e ka me Kosovën duhet zgjidhur e tëra, pasi ky është edhe kusht i saj për anëtarësim.

“Serbia duhet të kuptojë se, ose tani ose në të ardhmen, nuk do të ketë shans për anëtarësim në BE, pa e pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, por de facto Serbia e ka njohur Kosovën me marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar nga Beogradi dhe Prishtina”, ka thënë Serwer për gazetën serbe Blic, transmeton lajmi.net.

Sipas, ish-diplomatit të Departamentit të Shtetit, autoritetet serbe gabojnë nëse mendojnë se procesi i anëtarësimit në BE do të përfundojnë më të mirë për Serbinë se sa skenari që ai parashikon.

“Në fund të procesit, Beogradi do të jetë nën presion të madh për të hequr të gjitha pengesat për anëtarësim, duke përfshirë edhe njohjen e Kosovës”, ka thënë ai, ka thënë ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Serwer. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img