29,04,2024

SËRISH PO VJEN 23 MARSI (1989) !!!

Must Read

Paralajmërimet e rrufeshme se javën e ardhshme mundë të paraqitet në Kuvendin e Republikës së Kosovës Ligji për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, pa një koncenzus kombëtar, ma përkujton një datë të shkruar me germa të mëdha dhe të zeza në historinë tonë të dhimbshme, 23 Marsin e vitit 1989, me ç’rast delegatët (deputetët), kundër vullneti të shumicës së popullit (Shqiptar), me vetëm 10 vota kundër, miratuan ndryshimet në Kushtetutën e KSA të Kosovës dhe të RS të Serbisë me çka praktikisht e suprimuan autonominë e KSA të Kosovës të cilën e gëzonte me Kushtetutën e vitit 1974.

Për fat të keq, kjo histori e zymtë ka gjasa që të na përsëritet edhe pas 28 vitesh nga deputetët tanë të cilët për të ruajtur kolltuqet dhe privilegjet që po ua premtojnë krerët e shtetit, janë në gjendje të shkelin vullnetin e popullit dhe të falin tokë Malit të Zi vetëm e vetëm që të veprojnë sipas urdhrave të shefave të tyre. Jam dëshmitar i gjallë i ngjarjeve dramatike të viteve 1986-1990, kur shumica e popullit ishin deklaruar publikisht kundër miratimit të amendamenteve kontestuese. Mjerisht, kundër këtij vullneti, dolën akademikë, profesor universiteti dhe politikanë të lartë të asaj kohe, siç ishin akademik, Syrja Pupovci, prof.dr. Kurtesh Salihu, prof.dr.Habib Hashani, prof.dr.Vesel Latifi, Mr. Isa Mustafa, Pjetër Kola, Nikë Lumezi, Rrahman Morina, Basri Pllana, Hazër Susuri, etj, të cilët garantonin se Kosova nuk humbë asgjë, pra se “Me ndryshimet kushtetuese nuk ndryshojnë parimet themelore,veç pjesa normative.- Në parim të barazisë nacionale bazohet karakteri I Federatës sonë.- Nuk është e bazuar frika për kinse humbjen ose kufizimin e të drejtave të pjesëtarëve të kombësisë(Shqiptare, v.i ) me ndryshimet e propozuara kushtetuese.

– Me këto ndryshime RS të Serbisë i janë siguruar funksionet e domosdoshme shtetërore, ndërsa KSA-e autonomiteti si bashkësi vetëqeverisëse demokratike socialiste”, gazeta “Rilindja” 20 dhe 22 Mars 1989. Disa nga këta janë avancuar në funksione dhe detyra të larta siç është kryeministri i tanishëm z. Isa Mustafa i cili më 4 dhjetor 1989 në Kuvendin e KSA të Kosovës u zgjodh në Qeverinë e Jusuf Zejnullahut, dhe më vonë, pra pas lufte mori edhe titullin e akademikut në ASHA të Kosovës. Është interesant se edhe tani u gjet një akademik si Hivzi Islami që në mënyrë identike po luan rolin e ish kolegut të tij, akademik Syrja Pupovci.

Të gjitha këto i përmenda për të ua përkujtuar DEPUTETËVE tanë se disa protagonist të asaj kohe për shkak të mungesës së ligjit të lustracionit, kanë arritur të futen edhe në institucione dhe organe më të larta të shtetit, të cilët edhe tani me ngulmë po bëjnë presion mbi deputet që të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjeve të dëmshme siç është Demarkacioni dhe Asociacioni (Zajednica).

DEPUTETËT tanë kanë detyrë, obligim dhe përgjegjësi kombëtare dhe historike që të mos bien pre e trysnive dhe joshjeve që po u ofrojnë paria e tyre dhe të mos votojnë kundër interesave kombëtare dhe shtetërore. Po e përfundoj duke ua përkujtuar tri thënie interesante dhe mjaftë të qëlluara nga i madhi, patrioti dhe veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, Hasan Prishtina :
• “Dy duar për kokën, koka për atdheun !”
• “Dhe, para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tua j !”
• “Mue n’idenë teme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë armiqve! Ka me më shtrue vetëm vdekja !”
P.S. E di që mediat e shkruara, elektronike dhe portalet proqeveritare nuk do ta botojnë këtë shkrim !
Fundi i bashkëbisedimit

Shkruan: Ali Shabani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img