25,12,2024

Sergei Lavrovit ende i “dhemb” lirimi i Ramush Haradinajt nga Haga, kërkon mbylljen e Tribunalit

Must Read

Sergey Lavrov (1)

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kërkojnë mbylljen sa më të shpejt të Tribunalit të Hagës, transmeton Indeksonline.

Në një konferencë të përbashkët për media, të pyetur për pafajësinë e liderit radikal Vojislav Sheshel, ata thanë se gjykata është e politizuar, por nuk komentuan direkt vendimin për ultranacionalistin serb.

“Tribunali i Hagës është një simbol për një gjykim politik, dhe askush nuk merret për politikat dhe verifikimin sesi vendet perëndimore e sunduan Serbisë në ish-Jugosllavi”, tha Daçiq.

Daçiq, ka thënë se Beogradi mbështet pikëpamjen e Rusisë se dëshiron që gjykata e Hagës të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se ajo aspak nuk i ka zgjedhur krimet e luftës drejtë.

“Vendimi për Karaxhiqin nuk është vendim i drejt. Askush prej nesh nuk mund të thotë, se gjykata e Hagës ka bërë diçka pozitive për serbët, po ashtu e dimë se e gjithë kjo është bërë me qëllim e jo rastësisht”, ka thënë Daçiq.

Lavrov tha se “Gjykata është e njëanshme dhe e politizuara” ai po ashtu përmendi edhe shembullin e lirimit të udhëheqësit të UÇK-së, Ramush Haradinajt, që sipas tij nuk ishin vendim aspak i drejtë, “për këtë arsye dhe shumë të tjera Moska insiston në mbylljen e kësaj gjykate”, është shprehur ai. /

Lavrov: BE-ja të bëjë presion mbi Kosovën që të respektojë nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçq po qëndron për vizitë zyrtare në Moskë ku sot është pritur nga homologu i tij Sergei Lavrov.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për Kosovën, ku ministri rus, Lavrov ka thënë se BE-ja duhet të bëjë presion në Prishtinë që të respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Për fat të keq të drejtat e popullatës serbe në Kosovë shkelen çdo ditë, ndërsa sabotimi i marrëveshjes mbi krijimin e komunave serbe në Kosovë e nënshkruar në gusht të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e BE-së, është çështje që na shqetëson dhe ne mendojmë se është e nevojshme që BE të konfirmojë reputacionin e tij si një ndërmjetës aktiv dhe të ndikojë tek udhëheqësit e Kosovës që të përmbushin atë që e kanë nënshkruar”, ka thënë Lavrov.

Ndërkaq Daçiq ka thënë se Rusia është një nga partneri më i rëndësishëm strategjik i Serbisë dhe se Beogradi i është mirënjohës Moskës për mbështetjen në organizatat ndërkombëtare për çështjen e Kosovës.

“Po të mos ishte Rusia, Serbia do të ishte në një situatë shumë më të keqe, kur është fjala për Kosovën”, ka thënë Daçiq.

Të dy ministrat kanë diskutuar po ashtu edhe për sigurinë ndërkombëtare, terrorizmin, krizën e emigrantëve e shumë çështje tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img