Lajme

Serbia të detyrohet t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve

By FerizajPress

April 26, 2016

Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi i cili është zgjedhur kryetar i ri i Bujanocit, nuk është shprehur i kënaqur me rezultatin që shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë arritur në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi.

Ai ka bërë me dije për ‘Epokën e re’, se po të shkonin shqiptarët në këtë zgjedhje me një listë të përbashkët do të fitonin tre deputetë, jo një siç e kanë tani.

Kamberi e ka ftuar lidershipin e Luginës, të Shqipërisë e të Kosovës, t’i bëjnë presion bashkësisë ndërkombëtare për ta detyruar Serbinë t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve. /Telegrafi/