27,07,2024

Serbia mban ‘peng’ Ramushin!

Must Read

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka shtyrë sërish vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Seanca e radhës, kur pritet të vendoset për lirimin ose ekstradimin e të parit të AAK-së, do të mbahet pas një muaji, gjegjësit më 2 mars 2017. Lidhur me këtë vendim ka reaguar menjëherë Haradinaj, i cili ka akuzuar Serbinë për shpërfillje të ligjit.

Pak pas shtyrjes së vendimit për Haradinajn, gjykata franceze ka dalë me një sqarim, me ç’rast ka bërë të ditur se i ka kërkuar Serbisë që të sjellë informacione shtesë lidhur me rastin në fjalë.

“Prokurori shtetëror francez ka kërkuar informacione shtesë nga Serbia për shumë çështje, duke përfshirë edhe saktësimin e dokumenteve të caktuara, si dhe informacione shtesë për procedurën penale në Serbi”, ka deklaruar zëdhënësja e Gjykatës, Sandra di Rosa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img