10,09,2025

Serbia i kërkon BE-së që serbët nga Kosova të udhëtojnë pa viza me pasaporta serbe

Must Read
Pasaporta e Kosovës

Nëse Serbia ka sukses, serbët e Kosovës nuk do të jenë të detyruar që të pajisen me pasaporta të Kosovës për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.

Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Zyrës për Kosovën i ka konfirmuar portalit online të Bashkimit Evropian “Euroactiv” se ka kërkuar zyrtarisht nga BE që serbët e Kosovës të mos detyrohen të pajisen me pasaporta të Kosovës për të përfituar nga liberalizimi i vizave.

“Ne kemi kërkuar nga BE-ja që liberalizimi i vizave të përfshijë serbët që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh dokumentet e tyre”, ka thënë në një deklaratë Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, raporton Insajderi.

Serbëve të Kosovës u është hequr e drejta e udhëtimit pa viza me pasaporta serbe, pavarësisht se me Kushtetutën e Kosovës ata gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë. Ata janë pajisur me pasaporta serbe të lëshuara nga Zyra Kordinuese në Mitrovicën e Veriut.

“Liberalizimi i vizave nuk duhet të zbatohet për një lloj dokumenti, por për të gjithë qytetarët e territorit që u është dhënë e drejta e lëvizjes pa viza”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën.

Por siç citon “Euroactiv.com”, Qeveria e Kosovës thotë se vetëm qytetarët e pajisur me pasaporta të Kosovës mund të gëzojnë udhëtimin pa viza.

“Çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë një pasaportë biometrike për të gëzuar të drejtën e lirisë së lëvizjeve në BE”, citohet të ketë thënë Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë.

Këtë e ka bërë të qartë edhe komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

“Më lejoni të jem i qartë: vetëm pasaportat e Kosovës njihen”, ka thënë Avramopoulos para gazetarëve në Prishtinë.

Por përderisa serbët në Kosovë në përgjithësi nuk preferojnë të marrin pasaportat e Kosovës, shefja e Administratës së Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq në një prononcim për Radio Evropën e Lirë, ka inkurajuar serbët e veriut që të aplikojnë sa më shumë për dokumentet që i lëshojnë autoritetet e Republikës së Kosovës.

“Nëse me pyesni se a nxjerrin qytetarët e veriut pasaporta të Kosovës, përgjigja është po”, ka thënë Hoxhiq.

The post Serbia i kërkon BE-së që serbët nga Kosova të udhëtojnë pa viza me pasaporta serbe appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img