19,07,2025

Serbia e kënaqur me marrëveshjen e reciprocitetit

Must Read
Marko Gjuriq

Kësaj marrëveshje i është gëzuar shumë, shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë,Marko Gjuriq i cili ka thënë se delegacioni i Beogradit është i kënaqur me marrëveshjen, raporton tanjug, transmeton lajmi.net.

Sipas Gjuriq marrëveshja e harmonizuar e ka ndryshuar marrëveshjen më të keqe për Serbinë bërë në vitin 2011, e cila, ka thënë ai, parashihte suspendimin e tabelave me regjistrim serb në Kosovë, ndalimin e dhënies së tabelave të regjistrimit të Serbisë në Kosovë si dhe suspendimin e dhënies së tabelave neutrale me shenjën KS.

”Kemi penguar që tabelat në të cilat shkruan RKS dhe që kanë stemën e Kosovës të mos hyjnë në territorin e Serbisë dhe ato të mbulohen me një shirit të bardhë. Kjo do të vlejë edhe për tabelat serbe në Kosovë ndërsa zbatimi i saj do të nisë më 15 nëntor”, ka thënë Gjuriq.

Marko Gjuriq ka konfirmuar se ky raund i bisedimeve në Bruksel ka bërë disa përparime në fushën e marrëveshjes për telekomunikacionin.

Bisedimet për telekom do të vazhdojnë më 26 shtator në Bruksel. /Lajmi.net/

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img