24,12,2024

Serbia do të duhej kushtëzuar nga BE-ja: Të  pranoj Republikën e Kosovës  dhe  ndalë dikriminimin në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë

Must Read

 

Shkruan: Refik HASANI

Parlamenti i Serbisë dha betimin e legjislaturës së re nga zgjedhjet e 24 prillit 2016 dhe votoi kabinetin e ri qeveritar .z.Aleksandar  VUÇIQ,Kryeministri vazhdoi mandatin sikurse edhe z.Ivica DAÇIQ, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të cilët edhe do të kenë rolin dominant dhe kryesor. Edhe kjo përbërje e qeverisë dhe parlamentit do të vazhdojnë të mbajnë qëndrim dhe kursin e njëjtë ndaj Republikës së Kosovës.  Edhe kjo legjislaturë do të mundohet që  të krijon përshtypje jo reale që gjoja Serbia do të vazhdojë rrugën dhe raportet e afrimit me BE-në.  Serbia ashtu si kemi shkruar shumë më herët  është dhe do të mbetët në mesë të BE-së dhe Rusisë.  Serbia i konsiderojnë dhe i trajton Rusët si vëllezër dhe miq të përjetshëm  dhe disa shtete të veçanta kurse  strukturat edhe mekanizmat e BE-së  si partnere  dhe me interes  strategjik për të përfituar sa më shumë ekonomikisht. Po ashtu edhe me vëllezërit Kinezë do të vazhdojnë të mbajnë,forcojnë dhe rrisin raporte  miqësore. Bashkësia ndërkombëtare  do të duhej vendosur kushte dhe standard që duhet së pari t’i plotëson nëse donë të anëtarësohet në radhë të parë në BE, mbi të gjitha jo vetëm të pranoj Republikën e Kosovës por edhe do të duhej ndalur diskriminimin në Vojvodinë,Sangjak, Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë,dhe Rajone tjera ku jetojnë vllehët, Bullgarët etj,të mos përzihet Serbia dhe në Republikën Srpska në Bosnjë Hercegovinë,në Veri të Kosovës, në Malë të Zi, Maqedoni etj.

      Beogradi zyrtarë do të duhej kushtëzuar

Beogradi zyrtarë së pasi të kushtëzohet dhe të kërkoj falje Parlamenti dhe Qeveria për krimet dhe gjenocidin shekullor ndaj neve shqiptarëve,  të pranoj realitetin e ri duke pranuar Republikën e Kosovës,të ndryshohet preambula e kushtetutës e që në vend të Kosovës të përfshihen shqiptarë e Krahinës shqiptare si Rajon dhe popullatë autoktone që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën dhe si komunitet që ka gjithandej në Serbi dhe Vojvodinë.  Legjislatura e Parlamenti të Serbisë do të duhej të ndalin diskriminimin  në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe në Rajone tjera të populluara me banorë autokton.

Diskriminimi vazhdon

Vetëm nëse kushtëzohet Serbia do të ndalet diskriminimi, në radhë të parë pranimi i rezultateve të Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992,pranimi i luftës së UÇPMB-ës dhe marrëveshje së Konçulit, kthimi i lapidarit të UÇPMB-ës, përfaqësim proporcional në hierarkinë dhe zinxhirin menaxhues të policisë multietnike, gjykata,prokurori,që të lejohet përdorimi i gjuhës sonë shqipe në gjitha institucionet dhe duke u rregulluar me ligje përdorimi i simboleve e festive kombëtare, të ndalen gjyqet politike dhe të vlen amnistia ndaj ushtarëve të UÇPMB-së, të demilitarizohet kjo krahinë dhe i gjithë arsenali të tërhiqet nëpër kazerma,formimin i një universitet publik në gjuhën shqipe,investimi në këtë Rajon ,të kemi përfaqësim në të gjitha nivelet e administratës, sistemit bankar, kadastër.Funksionalizimi i Trupit Koordinues të ndryshohet tërësisht pasi deri më tani nuk ka treguar asnjë efekt dhe rezultate në instalimin dhe ngritjen e institucioneve Rajonale. Pjesëmarrjen e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë do të duhej kushtëzuar me vende të rezervuara.

Beogradi kupton vetëm kushtëzimin nëse BE-ja dëshiron të pranon në radhë të veta atëherë duhet të ndalet diskriminimi

Prishtina dhe Tirana zyrtare
Politika dhe diplomacia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë të ndërkombëtarizojnë çështjen e kësaj krahine Shqiptare duke u harmonizuar në të gjitha instancat dhe mekanizmat e BE-së dhe OKB-ës kur është në pyetje krijimi i raporteve me Beogradin zyrtare dhe të ngritin dhe shtrojnë me një zë që kjo legjislatura e Parlamentit të Serbisë të fillon të ndërpres diskriminimin në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Këto do të duhej kërkuar me vendosmëri reciprocitet dhe vendosjen e një misioni paqeruajtës në tri Komunat. Kjo legjislaturë të pranon zyrtarisht kategorinë e të dëbuarëve, zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë jo vetëm në tri komuna por gjithandej Serbisë dhe Vojvodinës.Gjithashtu t’ju krijohen kushte duke investuar për të dëbuarit, zhvendosuri dhe shpërnguluri shqiptarë nga këto komuna. Një çështje me urgjencë për të ndërmarrë veprime konkrete nga organizata si që është OSBE-ja e instanca tjera të BE-së dhe atyre ndërkombëtare është shlyerja nga vendbanimet dhe fshirja nga librat amzë, kësaj i thonë , “zvogëlim’’, i shqiptarëve përmes ligjeve e formave më diskriminuese.Prishtina dhe Tirana zyrtare, do të duhej të deklaruar dhe të mbajnë një qëndrim të unifikuar rreth një qëllimi, programi dhe platforme dhe të kushtëzohet edhe raporte ekonomike dhe diplomatike me Beogradin zyrtarë për sa i përket çështjeve fundamentale për tri komunat. Kjo legjislaturë e dalur nga data e zgjedhjeve 24 prill 2016 do të duhej të reflekton pozitivist në shumë drejtime.

 

 

14 Gusht 2016

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img