11,09,2025

Serbia bëhet me qeveri të re, ja si e ka futur Vuçiq Kosovën në betim

Must Read

Kuvendi i Serbisë ka votuar për Qeverinë e re të Serbisë. Për propozimin e mandatarit, Aleksandar Vuçiqi votuan 163 deputetë, kundër ishin 62, abstenime nuk pati.

Pas votimit do të pasojë betimi para Kuvendit të Serbisë, ku Aleksadar Vuçiqi do ta udhëheqë qeverinë e shtetit fqinj edhe për një mandat, në koalicion me Ivica Daçiqin e SPS-it, transmeton lajmi.net.

Por çfarë shkruan në betimin që duhet ta bëjë qeveria serbe. Sigurisht se edhe në betim është futur Kosova, absurditet i llojit të vet që vetëm serbët e bëjnë.

“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem se me nder do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjin, që detyrën e anëtarit të Qeverisë do ta kryej me përgjegjësi, ndërgjegje dhe do të jem i përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, kështu thuhet në betimin shovinist serb. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img